Flash News

KRYESORE

Vatrat e zjarrit kthehen në “kërcënim” për banorët e fshatit Metoh

Vatrat e zjarrit kthehen në “kërcënim” për

Vatrat e zjarrit kanë pushtuar vendin tashmë dhe janë kthyer në një rrezik për banorët dhe banesat e tyre në fshatin Metoh. Moti duket se nuk po i favorizon aspak zonat e prekura nga zjarri, ku përpos temperaturave të larta, ka patur dhe erë, e cila ka ndihmuar në përhapjën me shpejtësi të vatrave të zjarrit në këtë fshat të Mallakastrës.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, kryeplaku i fshatit Syrja Hyskaj është shprehur i indinjuar sa i përket faktit, se në fshat ende nuk ka shkuar asnjë zjarrfikëse dhe gjendja është e vështirë, pasi po luftojnë të vetëm me flakët.

Të fundit