Flash News

KRYESORE

Vatrat e zjarrit në Prrenjas, shpërthjenë predhat, banorët të alarmuar

Vatrat e zjarrit në Prrenjas, shpërthjenë predhat, banorët

Situata e zjarreve po kthehet në një kërcënim për banorët e Prrenjasit. Kjo pasi një vatër zjarri në mes fshatit Pishkash dhe qendrës së qytetit i është afruar pranë një ish-reparti ushtarak e për pasojë mbetjet e municioneve ushtarake kanë shpërthyer.

Municionet kanë qenë të groposura pranë ish-repartit, ndërsa tashmë banorët kërkojnë ndërhyrjen nga ajri, pasi rrezikohen banesat nga zjarri që ka përfshirë mbi 20 hektarë. Vatra e zjarrit është shfaqur në vendin e quajtur “6 Lisat”.

Zjarri ka arritur deri te ish-reparti ushtarak duke sjellë edhe shpërthimet që kanë alarmuar banorët e zonës, të cilët janë lajmëruar policinë. Fatmirësisht nga shërhtimet nuk ka njerëz të lënduar.

Të fundit