Flash News

KRYESORE

Vazhdojnë protestat në Indi, autoritetet shtojnë masat

Vazhdojnë protestat në Indi, autoritetet shtojnë masat

Situata në Indi vazhdon që të jetë e tensionuar. Protestat nuk ndalen për shkak të ligjit të ri të nënshtetësisë. Policia nuk lejon grumbullimet publike në disa zona të Nju Dehlit, e po ashtu edhe në qytete të tjera për të tretën ditë me radhë.

Si pasojë e përplasjeve me policinë, deri më tani kanë humbur jetën 8 persona. Ndërkohë që autoritetet kanë kufizuar shpërndarjen e internetit në të gjithë territorin. Rreth 1200 persona janë arrestuar nga policia deri më tani.

Ligji i miratuar së fundmi mbi shtetësinë sipas protestuesve, kërcënon natyrën laike të demokracisë indiane në favor të një shteti Hindu.

Në bazë të tij, popullsisë jo-myslimane nga vendet fqinje si Afganistani, Bangladeshi e Pakistani, të cilat janë vendosur në Indi përpara vitit 2015 e kanë më të lehtë që të fitojnë shtetësinë indiane.

Për kundërshtarët, ligji është anti-mysliman, për më tepër që dot ë inkurajojë emigracionin në Indi. Në Pakistan mendohet se ky ligj do të bëjë që drejt vendit të shtohet numri i emigrantëve myslimanë, duke i krijuar autoriteteve shumë probleme.

Të fundit