Flash News

POLITIKOFF

Vazhdojnë protestat në Maqedoni kundër gjuhës shqipe

Vazhdojnë protestat në Maqedoni kundër gjuhës shqipe

Prej dy javësh vazhdojnë protestat në Maqedoni kundër gjuhës shqipe nën sloganin ‘ Për një Maqedoni të Përbashkët’. Organizatorët shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë derisa lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev të tërhiqet përfundimisht nga platforma shqiptare. Ata besojnë se platforma shqiptare është hartuar në Tiranë dhe si i tillë kërcënon karakterin unitar të Maqedonisë.

Zaev të premten duke prezantuar programin qeveritar u ka bërë thirrje protestuesve që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe hodhi poshtë si të pavërteta të gjitha spekulimet se do të dënohen qytetarët maqedonas, të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe, aq më pak se do të imponohet miratimi i një ligj, i cili është në dëm të qytetarëve maqedonas.

Megjithatë, protestuesit thanë se mbeten të zhgënjyer nga Zaevi, i cili nuk pati guxim të shprehet kundër platformës shqiptare, prandaj ato  do të vazhdojnë me protesta duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të Maqedonisë. Disa nga qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se protestojnë kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë.

Ndërkohë, Pero Spasovski, thotë se duhet të formohet një qeveri mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së për të penguar realizimin e platformës së partive politike shqiptare.

“Këtu jemi për formimin e një qeverie të përbashkët me LSDM-së vetëm që shqiptarët të heqin dorë nga platforma shqiptare. Ata (shqiptarët) nuk ka se pse duhet të na shtrojnë platformë neve. Ata e kanë shtetin e tyre Shqipërinë le të shkojnë atje dhe le të shtrojnë platforma”, thotë Spasovski

 

Të fundit