Flash News

KRYESORE

Vazhdojnë skandalet seksuale në Hollivud, i akuzuar edhe Dustin Hoffman

Vazhdojnë skandalet seksuale në Hollivud, i akuzuar edhe Dustin

Nuk ka të ndalur skandali i ngacmimeve seksuale në Hollivud, i cili u hap në mënyrë dramatike nga rasti Weinstein.

Pas akuzave tronditëse ndaj Kevin Spacey nga ana e Anthony, të cilit iu shtua edhe meksikani Roberto Cavazos, një rast i ri ka përfshirë Dustin Hoffman.

Shkrimtarja Anna Graham Hunter, në një letër të dërguar për Hollywood Reporter, ka bërë të ditur se aktori, i cili sot ëhstë 80 vjeç, e ngacmoi me duar në të pasme dhe bëri disa qasje seksuale ndaj saj.

Episodi ka ndodhur më 1985, kur Hunter, asokohe 17 vjeçe, punonte si stazhiere në skenën e filmit Vdekja e një shitësi udhëtar.

“Isha 17 vjeçe dhe tani jam 49 dhe kuptoj më mirë. Ai ishte një predator, unë isha fëmijë”, - ka shkruar gruaja.

Aktori është përgjigjur te The Guardian me një deklaratë faljeje. “Kam respektin maksimal për gratë dhe më vjen tmerrësisht keq nëse çfarëdolloj gjëje që unë mund të kem bërë mund ta ketë vënë në siklet. Më vjen keq. Kjo nuk reflekton atë që jam unë”, - ka pohuar Hoffman.

Të fundit