Flash News

KRYESORE

Vazhdojnë tensionet në Kavajë, mbështetësit e PD-së bllokojnë kryebashkiakun ri

Vazhdojnë tensionet në Kavajë, mbështetësit e

Kryebashkiaku i ri i Kavajës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Redjan Krali ka tentuar që të futet në godinën e bashkisë së qytetit, por nuk është lejuar nga dhjetëra protestues, të cilët nuk e njohin atë në detyrën e re.

Krali tentoi të futej nga dera e pasme, por u bllokua ndërkohë që pati përplasje edhe mes protestuesve të PD-së dhe policisë. të parët sulmuan edhe Prefekten e Qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari e cila po mbante një konferencë për shtyp ku po sqaronte procedurat ligjore për konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Në një deklaratë për mediet kreu i Policisë së Kavajës, Brokaj deklaroi se ai është aty së bashku me policinë për të siguruar kalimin e detyrës tek kryebashkiaku i ri Krali. Pas acarimit të situatës policia është tërhequr për të mos krijuar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës. Protestuesit shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë që Krali të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, pasi ai është zgjedhur në mënyrë të padrejtë.

Të fundit