Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vazhdon përhapja e koronavirusit në botë, gati 700 mijë të infektuar
Infektimet dhe vdekjet nga koronavirusi vazhdojnë të shtohen ndërsa virusi përhapet në gjithë botën. Të dielën ishin mbi 680 mijë raste të konfirmuara. Në Shtetet e Bashkuara, epiqendra aktuale e virusit ka deri tani 124,686 raste. Vendi më i goditur evropian, Italia, konfirmoi 10, 023 të vdekur dhe 92, 472 të infektuar.
Numri i të vdekurve në gjithë botën të dielën ishte 31 mijë, me Shtetet e Bashkuara dhe Francën me nga 2 mijë vdekje në një ditë të vetme, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.
Wuhani në Kinë, ku filloi epidomia e koronavirusit vitin e kaluar, filloi të rihapej të shtunën pas muajve izolimi total.
Britania ka njoftuar 17,315 raste të virusit dhe 1,019 vdekje. Kryeministri Boris Johnson, i cili vetë është prekur nga COVID-19, tha se gjendje pritet të vazhdojë të keqësohet.
Spanja njoftoi për 832 të vdekur të shtunën, duke sjellë numrin e përgjithshëm të viktimave në 5, 690. Nju Jorku, me mbi 52 mijë raste të konfirmuara dhe mbi 700 vdekje, është epiqendra e virusit në Shtetet e Bashkuara./Voa/