Flash News

KRYESORE

Vazhdon të shtohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Greqi

Vazhdon të shtohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Greqi

Tremijëepesëdhjetëetre shtetas shqiptarë paraqitën gjatë vitit 2019 aplikimin për azil. Sipas të dhënave të Shërbimit grek për Azilin, shtetasit shqiptarë renditen të pestët për nga numri i kërkesave pas shtetasve nga Siria, Afganistani, Pakistan dhe Iraku.

Megjithatë, autoritetet greke rrallë miratojnë kërkesën për azil për aplikuesit shqiptarë, me këta të fundit që renditen të dymbëdhjetët për nga njohja e azilit, me vetëm 0,2 % të numrit të përgjithshëm të aplikimeve.

Të dhënat zyrtare greke tregojnë se shqiptarët paraqitën 2135 ankimime gjatë viti 2019 ndaj mosnjohjes së azilit nga autoritete greke, raporton “Zëri i Amerikës”. ndërsa një pjesë e rasteve mbeten ende të pashqyrtuara.

Sipas Qendrës greke për Azilin flasin se vit pas viti numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur në Greqi. Në vitin 2018 ky numër u rrit ndjeshëm dhe shkoi në 3319 kërkesa. Fillimin e këtij viti qeveria greke e përfshiu Shqipërinë në Listën e 12 vendeve të sigurta. Vendimi u mor mbi bazë të udhëzimeve të Komisionit Evropian. Kjo do të thotë që për këtë vit aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil do të refuzohen.

 

 

Të fundit