Flash News

KRYESORE

‘Vazhdoni me lëpirësat’, deputetët e opozitës së re e nisin seancën me debat

‘Vazhdoni me lëpirësat’, deputetët e opozitës

Ka nisur seanca e dytë plenare në Kuvend, pas një pauze prej më shumë se një mujore për shkak të masave ndaj parandalimit të koronavirusit.

Në hyrje të seancës, deputetët e opozitës së re janë ankuar për kohën që i vendoset në dispozicion opozitës, krahasuar me mazhorancën.

Andi Përmeti akuzoi maxhorancën se i ka blerë deputetët, që sipas tij pohojnë cdo vendim të qeverisë.

Pse maxhoranca të flasë 95 minuta dhe opozita 25 minuta? Ose do bëjmë paralment ose do bëjmë kafene.

Për cfarë duhet të flasë maxhoranca 90 minuta. Ne kemi vetëm fjalën. Se keni blerë 15 deputetë. Ne kërkojmë vetëm minuta për të folur. Ose na thoni të ikim në këtë parlament e të rrimë ku kanë dalë ata të parët. Këta nuk kanë as karakter as dinjitet për njerëzit”, tha Përmeti.

Edhe deputeti Ralf Gjoni shprehu indinjatë për kohën e lënë në dispozicion për opozitën, duke vazhduar me akuzat ndaj maxhorancës se kërkon të ketë në krye vetëm“lëpirësa”.

“Unë nuk mendoj që në kushtet aktuale që si konstrukte administrative koha nuk mund të ndahet sipas grupeve parlamentare. Koha nuk ndahet, ne na mohohet .

Nëse maxhoranca nuk do të ketë opozitë, do të ketë vetëm lëpirësa”, tha Gjoni.

Të fundit