Flash News

KRYESORE

Vdekja e 12-vjeçares në Fushë –Arrëz, Berisha tregon shkakun

Vdekja e 12-vjeçares në Fushë –Arrëz, Berisha tregon

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon bashkinë dhe autoritetin vendor si shkaktarin kryesor për vdekjen e vajzës 12-vjeçare në Fushë-Arrëz.

Referuar mesazhit të një qytetari, postuar në facebook, Berisha shkruan se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë bllokimi i rrugës nga bora dhe moshapja e saj nga autoritetet.

Paraprakisht dyshohet se vajza ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve nga fruthi, ndërsa dy fëmijë të tjerë janë në gjendje kritike në QSUT. Zyrtarisht, ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes së vogëlushes.

STATUSI I BERISHËS

E vërteta mbi vdekjen e 12 vjeçares ne Fushë Arrëz!

Ajo vdiq sepse për tre ditë, për shkak të bllokimit të rrugës u la pa asnjë ndihmë mjekësore!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirmbrema Doktor Berisha. Te jap nje informacion ne 

lidhje me vdekjen e vajzes 12 vjeç sot nga fruthi ne fshatin berishe te Bashkise Fushe-Arrez, ku prinderit benin thirrje Bashkise qe 3 dite per hapjen e rruges nga debora pasi kishin femijet e semure dhe ishin te izoluar sepse Bashkija nuk e kishte hapur rrugen,dhe tani qe une te shkruaj mjete bore pastruese po punojne per hapjen pasi vdiq vajza,ku dhe pjesëtaret e tjere te familjes u transportuan drejte Tiranes me helikopter. Po e pastrojne tani qe mos te procedohen nga Prokuroria. Besoj e ndjeke dhe ne media per vdekjen e vajzes. Te pershendes naten Doktor.”

 

Të fundit