Flash News

KRYESORE

Vdekja e 18-vjeçares nga Gramshi, motra akuzon mjekët

Vdekja e 18-vjeçares nga Gramshi, motra akuzon mjekët

Katër ditë nga vdekja e 18-vjeçares Ketjona Ibrahimi, nga fshati Shëmëriza i qytetit të Gramshit, dhe familjarët e saj vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Ata akuzojnë mjekët e Spitalit Rajonal të Elbasanit për neglizhencë në mjekimin e ofruar për Ketjonën, shkruan “Panorama”. Idriz Ibrahmi dhe Bejaze Ibrahimi, 56 dhe 54 vjeçe, janë dy prindërit e adoleshentes që u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Ata e kanë të pamundur të flasin për humbjen e vajzës së tyre më të vogël.

Çifti që jeton në fshatin Shëmëriza të Gramshit, bashkë me Ketjonën, kishte katër vajza dhe një djalë, që është dhe fëmija më i vogël i tyre. Motra e 18- vjeçares, Brunilda Ibrahimi, e cila e shoqëroi të ndjerën në spital, me lot në sy refuzoi fillimisht të fliste duke thënë se nuk mundej.

Pak minuta më pas, ajo gjeti forcën për të thënë për “Panorama” ato që kishte peng për humbjen e motrës. E hidhëruar për vdekjen e motrës së saj të vogël, Brunilda rrëfen momentin tragjik të largimit nga kjo jetë të motrës.

“Disa orë pas operacionit, në momentin që erdhi infermierja në dhomën e reanimacionit për t’i mjekuar plagën, ajo hapi sytë dhe menjëherë i mbylli duke mos i hapur më. Ne kërkuam ndihmën e mjekut, por mjeku erdhi shumë me vonesë”, kështu pohon 19- vjeçarja duke akuzuar neglizhencën e mjekëve për vdekjen e motrës së saj.

Të fundit