Flash News

KRYESORE

Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, prindërit bëjnë përgjegjës mjekët

Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, prindërit bëjnë

Një 25-vjeçare ndërroi jetë një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj në spitalin e Elbasanit. 25-vjecarja nga fshati Katund i Ri, dyshohet të ketë pësuar një arrest kardiak.

Mirëpo familjarët e 25-vjeçares, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, akuzojnë mjekët për pakujdesi. Sipas tyre, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, gjinekologu ka kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë sepse ka konstatuar probleme me zemrën. Familjarët pretendojnë se mjeku kardilog ka mbërritur me vonesë, ndërsa nëna e re ndërroi jetë një orë pas lindjes, shkruan Balkanweb.

Pritet autopsia dhe hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 25-vjeçares.

Të fundit