Flash News

KRYESORE

Vdekja e 26-vjeçarit në karantinën e detyruar, ministri i Kosovës mendon dorëheqjen

Vdekja e 26-vjeçarit në karantinën e detyruar, ministri i

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vita, ka treguar që prej ditë së djeshme po mendon dorëheqjen. Kjo për shkak të vdekjes së 26-vjeçarit, i cili vrau vetën teksa qëndronte në karantinën e detyruar për personat e riatdhesuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Në konferencën për shtyp, Vitia u shpreh duke thënë se për shkak të emergjencës së koronavirusit, nuk ka dhënë dorëheqjen por shtoi se do të punojë deri në fund për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Vitia mohoi edhe lajmet se mjekët të ishin njohur më parë me një dokument që raportonte për situatën shëndetësore të të riut të vetëvrarë.

26-vjeçari nga Gjilani u hodh nga kati i pestë i godinës ku qëndronte në karantinë pas kthimit nga Gjermania, dhe për shkak të plagëve të marra nuk ia doli të mbijetonte.

 

Të fundit