Flash News

KRYESORE

Vdekja e 35-vjeçarit në burg, reagon Ministria e Drejtësisë

Vdekja e 35-vjeçarit në burg, reagon Ministria e

Shtetasi me inicialet E.Y, banues në Cërrik dhe që vuante dënimin në IEVP Fushë-Krujë, është gjetur i pajetë ditën e djeshme. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Ministria e Drejtësisë në një deklaratë sqaron ditën e sotme se 35-vjeçari vuante nga një sëmundje mendore dhe kurohej me ilaçe.

“Në renimacionin e QSUT “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasi Ervis

Thoma Tako, 35 vjeç, lindur e banues në Cërrik, me masë sigurimi “mjekim i detyruar”, i

ndaluar për veprën penale të vjedhjes. Në datë 04.09.2018 ky shtetas është dërguar nga IEVP Krujë në QSUT “Nënë Tereza” dhe në datë 07.09.2018 është regjistruar në repartin e reanimacionit. Sipas kartelës mjekësore ky shtetas vuante nga një sëmundje e pashërueshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Të fundit