Flash News

KRYESORE

Vdekja e 37-vjeçarit në burg, drejtoria jep detaje: Dyshohet për infarkt

Vdekja e 37-vjeçarit në burg, drejtoria jep detaje: Dyshohet

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar sa i takon ngjarjes së ndodhur ditën e sotme ku një i burgosur ndërroi jetë teksa transportohej nga burgu 313 për në spitalin ‘Nënë Tereza’.

Sipas njoftimit, 37-vjeçari ky shtetas është paraqitur në kuzhinën e IEVP, pasi punonte aty si ndihmës kuzhinier dhe rreth orës 07:45 është kthyer në dhomën e tij, duke u shprehur se nuk ndihej mirë.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se paraprakisht mjekët mendojnë se i paraburgosuri ka kaluar një infarkt miokardi.

Njoftimi i drejtorisë

Në datë 21 mars 2018, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale 313 në Tiranë, shtetasi me inicialet A.K., 37 vjeç, me masë sigurie “Arrest me burg”, ka humbur jetën teksa transportohej për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku ishte dërguar për ndihmë mjekësore.

Mëngjesin e sotëm ky shtetas është paraqitur në kuzhinën e IEVP, pasi punonte aty si ndihmës kuzhinier. Rreth orës 07:45 ai është kthyer në dhomën e tij, duke u shprehur se nuk ndihej mirë.

Rreth orës 08:25 punonjësi i sigurisë së sektorit ka njoftuar stafin shëndetësor se i paraburgosuri nuk ndihej mirë dhe menjëherë në dhomën e tij kanë shkuar dy ndihmësmjekë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Pak minuta më pas shtetasi A.K. është nisur me urgjencë për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, por ka humbur jetën gjatë rrugës.

Paraprakisht mjekët mendojnë se i paraburgosuri ka kaluar një infarkt miokardi.

Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes së shtetasit A.K.

Referuar informacioneve të shërbimit mjekësor të burgut dhe verifikimit të kartelës së tij klinike rezulton se ky shtetas nuk ka paraqitur probleme shëndetësore që nga momenti i ardhjes në IEVP e deri në ditën e sotme.

Të fundit