Flash News

KRYESORE

Vdekja e Adelës, zbardhet dëshmia e shoqes të cilës i telefonoi për herë të fundit, ja për çfarë dyshohet

Vdekja e Adelës, zbardhet dëshmia e shoqes të cilës i

Vdekja e papritur e gazetares Adelajda Xhamani dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrore. Por sipas dëshmisë së shoqes së saj me të cilën gazetarja kishte shkëmbyer dhe telefonatën e fundit , bëhet e ditur se Xhamani mund të kishte dhe probleme shëndetësore dhe se dyshohet se ajo vuante nga epilepsia.

Burime nga grupi hetimor thanë se vajza ka sqaruar në polici se çfarë ka biseduar me gazetaren në orët e para të mëngjesit, kur ajo i ka telefonuar për t’i kërkuar ndihmë.

“Më tha që nuk po mbushej dot me frymë”, është shprehur mikesha e 31- vjeçares para oficerit të Policisë.

Ajo është pyetur edhe për ndonjë dyshim që mund të kishte rreth ndonjë problemi shëndetësor, apo sëmundjeje që mund të kishte pasur Adelajda.

Mësohet se mikesha e saj ka deklaruar se Adelajda ka pasur dyshime për epilepsi, madje kishte bërë edhe vizitat e nevojshme te mjekët një vit më parë, por ata nuk i kishin dhënë mjekim për këtë sëmundje.

Dyshimet e saj kishin lindur pas një problemi me humbjen e ekuilibrit dhe të ndjenjave dy vite më parë. Megjithatë, aktualisht Adelajda nuk merrte asnjë lloj mjekimi.

“Më datë 29 tetor 2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Burime nga Policia thanë se epilepsia është përmendur vetëm në bazë të deklarimeve të mikeshës së saj, por dyshimet paraprake të mjekëve ligjorë flasin për një arrest kardiak.

 

Të fundit