Flash News

KRYESORE

Vdekja e dy punëtorëve/ Apeli lë të lirë administratorin e ‘Skela Syla’

Vdekja e dy punëtorëve/ Apeli lë të lirë

Gjykata e Apelit ka lënë sot të lirë administratorin e kompanisë Skela Syla, i cili ndodhej nën arrest për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Gjykata e Shkallës së Parë e la atë në burg për ngjarjen e ndodhur më 16 gusht, ku humbën jetën dy punëtorë pas rrëzimit të skelës në një pallat në Tiranë.

Mësohet se vendimi është marrë në orën 11:54 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.

Pas apelimit të vendimit të Gjykatës së Apelit nga Syla, avokati i tij Mirash Ndoci  argumentoi se përgjegjësia për ngjarjen e ndodhur në pallatin te rruga e Elbasanit nuk binte mbi klientin e tij.

Ndërkohë, në lidhje me po këtë ngjarje ndodhet në burg inxhinieri i kompanisë “Skela Syla”, Ilir Bendo, ndërsa në “arrest shtëpie”  Xhimi Tarushi, drejtuesi teknik i punimeve për subjektin ndërtues.

Të fundit