Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Vdekja e dy punëtorëve/ Apeli lë të lirë administratorin e ‘Skela Syla’
Gjykata e Apelit ka lënë sot të lirë administratorin e kompanisë Skela Syla, i cili ndodhej nën arrest për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Gjykata e Shkallës së Parë e la atë në burg për ngjarjen e ndodhur më 16 gusht, ku humbën jetën dy punëtorë pas rrëzimit të skelës në një pallat në Tiranë.
Mësohet se vendimi është marrë në orën 11:54 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.
Pas apelimit të vendimit të Gjykatës së Apelit nga Syla, avokati i tij Mirash Ndoci argumentoi se përgjegjësia për ngjarjen e ndodhur në pallatin te rruga e Elbasanit nuk binte mbi klientin e tij.
Ndërkohë, në lidhje me po këtë ngjarje ndodhet në burg inxhinieri i kompanisë “Skela Syla”, Ilir Bendo, ndërsa në “arrest shtëpie” Xhimi Tarushi, drejtuesi teknik i punimeve për subjektin ndërtues.