Flash News

KRYESORE

Vdekja e dy punëtorëve pas rrëzimit të skelës në Tiranë, arrestohet pronari

Vdekja e dy punëtorëve pas rrëzimit të skelës në

Më 16 gusht dy punëtorë u rrëzuan nga skela e një pallati në rikonstruksion, në kryeqytet duke humbur jetën.

Pas vdekja së 2 punëtorëve në Tiranë,  biznesmeni Petrit Syla ishte shpallur në kërkim, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Policia njofton se pronari i 'Skelës Syla' është ndaluar sot.

Infomracioni i Policisë

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhërin e ndalimit të Prokurorisë për një tjetër shtetas, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtor.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin:

  1. S., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar  urdhër ndalimi  ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy puntorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit