Flash News

KRYESORE

Vdekja e efektives Hasanaj, reagon NATO: Vuajmë humbjen e koleges sonë

Për ndarjen nga jeta të efektives Zarife Hasanaj, ka shprehur ngushëllimet dhe NATO. Në një reagim në faqet zyrtare të mediave sociale, NATO shkruan se të gjithë kolegët janë thellësisht të prekur për ndarjen nga jeta të Hasanajt.

“Me keqardhje te thelle vuajme humbjen e njeres prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi te gjithe thellesisht te prekur nga humbja e Hasanaj dhe ne keto kohe te veshtira i shprehim ngushellimet tona familjes, miqve, kolegeve dhe te gjithe te afermve te saj. Ne qendrojme ne solidaritet me aleatet shqiptare dhe miqte tane ndersa vuajme humbjen dhe plagosjen e kolegeve tane te NATO”, shkruhet në reagim.

Efektivja humbi jetën gjatë një misioni të NATOS në Letoni nga shpërthimi i një mine.

Të fundit