Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Vdekja e efektives në Letoni, reagojnë Lleshaj, Kryemadhi dhe Berisha
Nëntetarja Zarife Muharrem Hasanaj ka humbur jetën sot si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Nga shpërthimi i minës u plagosën edhe Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, të cilët aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Për ndarjen nga jeta të efektives ka reaguar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha.
Ata i shprehin ngushëllimet familjes së efektives së ndjerë, si dhe shprehen se luten për shpirtin e saj.
Reagimi i Sandër Lleshajt:
Shpreh ngushëllimet e mija për familjarët e nëntetare Zarife Hasanaj dhe uroj shërim të shpejtë për dy kolegët e saj, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. Ngjarja e sotme në Letoni thërret çdo shqiptar për respekt e mirënjohje të përjetshme për rojet e sigurisë tonë!
Reagimi i Monika Kryemadhit:
Me peshën e dhimbjes sa një mal, mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Zarife Hasanajt, vajzës me uniformën e shenjtë të ushtarakut shqiptar, dhe të plagosjes së major Klodian Tanushit dhe rreshter Julian Kapaj, teksa shërbenin në kuadër të misionit të NATO-s në Letoni!
Duke u bashkuar me dhimbjen e familjes së Zarifes, por edhe me dhimbjen e të gjithë Forcave tona të Armatosura, iu shpreh atyre ngushëllimet e zemrës e të shpirtit si nënë e si grua, e lutem që Zoti t’iu japë forcë ta përballojnë dhimbjen e madhe për humbjen vajzës së tyre, e cila me aktin e vet heroik të rënies në krye të detyrës nën flamurin shqiptar në përbërje të forcave të NATO-s, bëhet engjëlli shqiptar i paqes dhe dëshmorja e kombit shqiptar në panteonin e dëshmorëve të NATO-s, duke na dëshmuar të gjithëve se edhe mbrojtja e paqes kalon përmes sakrificash sublime!
Lutem për të e shpirtin e saj.
U prehtë në paqe e i ndrittë shpirti!
Lutem edhe për dy ushtarakët e tjerë të plagosur që të shërohen sa më shpejt e të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre!
Shqipëria e të gjithë ne bashkë me dhimbjen, ndjejmë krenarinë që i japin flamurit tonë kombëtar dhe emrit të Shqipërisë bijat e bijtë e rritur me dashurinë për atdhe e pēr flamur!
Zoti i bekoftë! 🙏🇦🇱
Reagimi i Sali Berishës:
Mesazh ngueshllimi!
Miq, ushtarakja Zarife Hasani dha jeten ne permbushje te detyres saj ne nje vend aleat te Natos neLetoni.
Me kete rast, duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para sakrifices sublime ne krye te detyres te Zarifes shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermve, miqve te saj dhe lutem zotit qe te gjejne force per te perballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i bijes se tyre te dashur te gjeje paqen e merituar!
Gjithashtu ju uroj nga zemra sherim te plote dhe te shpejte dy ushtarakeve tane qe mbeten ne kete rast te plagosur!