Flash News

KRYESORE

Vdekja e Enea Ftoit, i ati dorëzon në Prokurori filmime: Akuzoj 8 punonjës policie

Vdekja e Enea Ftoit, i ati dorëzon në Prokurori filmime: Akuzoj 8

I ati Enea Ftoit, personi i cili humbi jetën në ambientet e policisë së Korçës, ka depozituar prova të reja sa i takon hetimeve për shkaqet e vdekjes së 27-vjeçarit.

I ati tha se ka dorëzuar në Prokurori CD me filmime ku duket dhuna në trupin e Eneas, ndërsa akuzon për ngjarjen 8 punonjës policie të Komisariatit të Korçës.

“Provat e reja vërtetojnë dhunën e policisë ndaj djalit tim. Çova në Prokurori CD me filmime ku duket dhuna në trupin e Eneas. I kërkova prokurorisë ë pyesë si dëshmitar  gruan të cilën grabiti Enea, pasi gruaja ka parë kur policia dhunoi Enean në mes të Pazarit. Unë akuzoj 8 policë të Komisariatit të Korçës për vdekjen e djalit. Policia fshehu rrobat dhe këpucët me gjak të Eneas”, u shpreh i ati i të ndierit.

Të fundit