Flash News

KRYESORE

Vdekja e Lavdrim Muhaxherit u njoftua me altoparlant nga xhamia, familja hap derën për ngushëllime

Lavdrim Muhaxheri, qytetar nga Kaçaniku i Kosovës raportohet të jetë vrarë në luftimet e fundit në Siri. Ai njihet si një udhëheqësi i shqiptarëve në formacionet terroriste të të ashtuquajturit Shteti Islamik [IS].

Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka vizituar lagjen në Kaçanik ku jeton familja e Muhaxherit. Aty, është njoftuar se tashmë, është hapur dera për ngushëllime.

Florim Neziraj, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të enjten, në mëngjes, vëllai i Lavdrim Muhaxhirit e ka njoftuar atë se Lavdrimi është vrarë në Siri.

Neziraj ka thënë se familjarët i kanë ofruar atij fakte se Lavdrim Muhaxhiri është vrarë gjatë një sulmi nga ajri në Siri dhe sipas traditës që aplikohet, ai më pas i ka njoftuar qytetarët për këtë rast.

Njoftimi i qytetarëve të Kaçanikut për vrasjen e Lavdrim Muhaxhirit është bërë përmes altoparlantit, formë kjo që zbatohet kur bëhen thirrje nga xhamitë.

“Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe xhamia është e të gjithëve”, ka thënë Neziraj.

Lajmi për vrasjen e Muhaxherit, është publikuar fillimisht përmes disa profileve në rrjetin social Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që është raportuar për vrasjen e tij në Siri.

Të fundit