Flash News

KRYESORE

Vdekja e lehonës 25-vjeçare, gjykata liron dy mjekët e Elbasanit

Vdekja e lehonës 25-vjeçare, gjykata liron dy mjekët e

Janë lënë të lirë dy mjekët e Maternitetit të Elbasanit, të cilët u arrestuan pak orë pasi 25-vjeçarja lehonë Rexhina Debrova  ndërroi jetë.

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”  ndaj kardiologut Mehmet Ibaj dhe reanimatorit Niko Thano, të akuzuar nga familjarët e Rexhina Debrova,  si shkaktarë të vdekjes së nënës së re, dy ditë më parë, pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Pala mbrojtëse kishte kërkuar më parë rrëzimin e kërkesave duke i konsideruar të pa faktuara.

Ndërkohë që familjarët e viktimës kanë protestuar gjatë zhvillimit të seancës para Gjykatës duke kërkuar dënimi për mjekët, që sipas tyre janë përgjegjës për vdekjen e të resë lehonë.

Në reagimin e parë qendra spitalore e Elbasanit tha se Rexhina Debrova pësoi një komplikacion të rëndë, të ashtuquajtur infarkt mushkërie.

Të fundit