Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Vdekja e lehonës 25-vjeçare, gjykata liron dy mjekët e Elbasanit
Janë lënë të lirë dy mjekët e Maternitetit të Elbasanit, të cilët u arrestuan pak orë pasi 25-vjeçarja lehonë Rexhina Debrova ndërroi jetë.
Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” ndaj kardiologut Mehmet Ibaj dhe reanimatorit Niko Thano, të akuzuar nga familjarët e Rexhina Debrova, si shkaktarë të vdekjes së nënës së re, dy ditë më parë, pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Pala mbrojtëse kishte kërkuar më parë rrëzimin e kërkesave duke i konsideruar të pa faktuara.
Ndërkohë që familjarët e viktimës kanë protestuar gjatë zhvillimit të seancës para Gjykatës duke kërkuar dënimi për mjekët, që sipas tyre janë përgjegjës për vdekjen e të resë lehonë.
Në reagimin e parë qendra spitalore e Elbasanit tha se Rexhina Debrova pësoi një komplikacion të rëndë, të ashtuquajtur infarkt mushkërie.