Flash News

KRYESORE

Vdekja e mistershme e 21-vjeçares, pezullohet nga detyra mjekja e Urgjencës

Vdekja e mistershme e 21-vjeçares, pezullohet nga detyra mjekja e

3 muaj pas ngjarjes së rëndë, ku një 21-vjeçare humbi jetën  në spitalin e Fierit në rrethana të paqarta, pezullohet nga detyra mjekja e Urgjencës, Ina Ruzhdija.

Mjekja ishte me detyrë në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier dhe akuzohet për të “Mjekimit të pakujdesshëm

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier duke caktuar masën e sigurimit personal ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Pezullimi nga detyra i mjekes u vendos pasi Gjykata u njoh me faktet, provat dhe aktet e ekspertimit mjekoligjor të IML Tiranë të mbledhura në kuadër të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier.

Nga këto të dhëna, rezulton se mjekja roje e urgjencës Ina Ruzhdija nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, e cila është dërguar nga familjarët e saj në gjendje të rëndë shëndetësore në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier.

Pavarësisht insistimit të familjarëve për mjekimin e Xhuljetës pasi ajo kishte temperaturë të ulët, mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale. Pasi është dërguar në banesë, gjendja shëndetësore e Xhuljetës është përkeqësuar brenda pak orësh, fakt që i ka detyruar familjarët e saj ta dërgonin përsëri në Spitalin Rajonal Fier, ku ajo ka humbur jetën në ambientet e këtij spitali.

Nga ana e Prokurorisë Fier po vazhdojnë hetimet në lidhje me individualizimin e përgjegjësisë penale të stafit mjekësor pranë Spitalit Rajonal Fier.

 

Të fundit