Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vdekja e mjekut nga covid-19, denoncon Berisha: E lanë 10 ditë pa mjekim, ishte pa punë se s’bashkëpunoi me krimin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me rastin e mjekut Anibal Byberaj nga Tropoja, i cili ndërroi jetë dje nga covid-19.
Sipas Berishës, mjeku ishte viktimë e kujdesit shëndetësor pasi u la 10 ditë i pa hospitalizuar, ndonëse gjendja e tij sa vinte e rëndohej.
Sipas Berishës, Byberaj pas tri dekadash, kishte mbetur pa punë sepse nuk pranoi të bëjë kompromis me krimin, kur shërbente si mjek në burg.
Reagimi i Berishës:
Dr Anibal Byberaj viktime e narkoqeverise!
Miq, dje u nda nga jeta ne moshen 53 vjeçare, pasi vuajti per dhjete dite me radhe ne shtepine e tij nga covid 19, mjeku i perkushtuar Dr Anibal Byberaj.
Mjek i apasionuar Dr Anibali per tre dekada u sherbeu me dashuri, humanizem dhe perkushtim si mjek i pergjithshem e me vone si specialist pneumolog mijra e mijra te semureve edhe ne zonat me te thella te vendit.
Me kete rast i shpreh familjes se tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar!
Miq, Dr Anibali eshte viktima e fundit e narkoqeverise nga Covid 19. Ate, pas tre dekadash ne sherbim te te semureve, e lane edhe pa pune sepse nuk pranoi te beje kompromise qe i kerkonin balozet e krimit, te cileve u sherbente si mjek burgu dhe boset e tyre ne narkoqeveri.
Nuk shkeli betimin e Hipokrtatit dhe karakterin e tij. Se fundi, pasi i bene tamponin nuk e hospitalizuan per rreth 10 dite me rradhe ndonese gjendja nuk permiresohej dhe e mjekuan ne menyre te denueshme me alo-alo ne shtepi nderkohe qe ai duhej shtruar ne spital qe diten e pare. Ndrikull Hajnia ne komunikaten e saj njoftoi se Dr Anibali vuante nga obeziteti, rrethane kjo qe per çdo mendje te shendoshe perbente detyrim per shtrim te menjehershem ne spital por e lane gjersa familjaret e sollen vete ne spital.
Dr Anibali eshte viktima e fundit e kujdesit shendetesor kriminal alo-alo te narkoqeverise aktuale.
Gjate ketyre muajve jane qindra te semure te tjere me covid19 qe kane nderruar jete me protokollin vrases alo-alo si vizite e vetme mjekesore.
Duke denuar me ashpersi kete praktike
çnjerezore te narkoshtetit ne trajtimin e te semureve me covid19, kerkoj perfundimin e menjehershem te saj. sb