Flash News

KRYESORE

Vdekja e Prince, Prokuroria: S’do ngrihet asnjë akuzë penale

Vdekja e Prince, Prokuroria: S’do ngrihet asnjë akuzë penale

Dy vjet pas vdekjes së ikonës së muzikës pop, Prince, duket se hetimet nuk kanë zbuluar asnjë fakt të fortë për të ngritur padi penale.

Më 21 prill 2016, këngëtari i famshëm u gjet i pajetë në një ashensor në Studiot ‘Paisley Park’, nga një mbidozë aksidentale me qetësues shumë të fuqishëm, madje më i fortë se heroina.

Prokurorët në Minesotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës patën deklaruar se tabletat kishin qenë të falsifikuara dhe se ishin gjetur brenda shtëpisë së Prince, por ata nuk ishin në gjendje të tregojnë burimin e atyre qetësuesve.

Prokurorët amerikan, siç transmeton BBC, kanë deklaruar se nuk kishin gjetur dëshmi për keqbërje të qëllimshme.

 

Të fundit