Flash News

KRYESORE

Vdekja e të riut shqiptar në Francë, reagon Presidenti Meta

Vdekja e të riut shqiptar në Francë, reagon Presidenti Meta

Me anë të zëdhënësit të tij, Presidenti Ilir Meta i shpreh ngushëllimet familjarëve të Florenc Beqirajt i cili ndërroi jetë në një prej spitaleve të Francës.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, bisedoi me familjarët e Florenc Beqiraj, duke u shprehur ngushëllimet e Presidentit Meta e njëkohësisht u bëri me dije mbi interesimin e tij për sqarimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit.

Zëdhënësi bën të ditur se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë.

Të fundit