Flash News

KRYESORE

Vdekja e tifozit ultras në ndeshjen Inter-Napoli, nën hetim 23 persona

Vdekja e tifozit ultras në ndeshjen Inter-Napoli, nën hetim 23 persona

Hetimet për vrasjen e tifozit ultras gjatë përleshjes së tifozëve të Interit dhe Napolit janë zgjeruar dhe lista e personave të dyshimtë në polici ka arritur në 23.

Belardinelli ishte tifoz i Vareses, por kishte udhëtuar në Milano për të ndihmuar tifozët zikaltër ndaj atyre napolitanë në derbin e 26 dhjetorit.

Në përleshje ishin përfshirë edhe rreth 30 tifozë të Nices, të cilët kanë binjakëzim me tifozërinë nga Milano.

Ndërsa në anën tjetër, tifozi ultras i Interit, Marco Piovella, i njohur si “Il Rosso”, është duke u mbajtur në arrest shtëpie sepse nuk kishte bashkëpunuar me autoritet.

Të fundit