Flash News

KRYESORE

Vdekja e ushtarakes, Ministria e Mbrojtjes dërgon task forcë në Letoni

Vdekja e ushtarakes, Ministria e Mbrojtjes dërgon task forcë në

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar ngritjen e një task force për ngjarjen e ndodhur dje në Letoni, ku shpërthimi i një mine i mori jetën ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj. E ngritur me urgjencë, kjo task forcë është nisur drejt Letoni, ku së bashku me autoritetet e këtij shteti do të ndjekë hetimin e plotë për ngjarjen e 6 majit në Camp Adazi.

Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në MM, do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave, etj.

Në shpërthimin e djeshëm mbetën të plagosur edhe Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Të fundit