Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Vdekja misterioze e 18-vjeçarit nga Librazhdi, flet nëna edhe shokët: Një natë erdhi nga ora 04:00 e mëngjesit...
Një 18-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në qytetin e Librazhdit, pasi është hedhur nga ura e Bushtricës. Ai quhet Fatjon Feci, nxënësi i vitit të tretë të shkollës së Mesme Qukës.
Mësohet se nëna e djalit i kishte kërkuar ditën e sotme mësueses që ta kishte në kujdes, pasi ai nuk ndihej mirë.
“Nuk e di çfarë pati, filloj të ishte agresiv, nuk më lejonte ti afrohesha, një shoku i tij më tha që shoqërohesh me dy djem të rinj që nuk dihen së kush janë edhe shkonin çdo ditë nga “Ura e Bushtricës” rrinin gati një orë e ktheheshin në shkollë.
Një natë erdhi nga ora 04:00 e mëngjesit edhe ishte bërë gjithë baltë, nga fytyra u merakosa edhe shkova në shkollë sot për ti thënë mësuesit ta kishin në qendër të vëmendjes sepse nuk më dukej normale sjellja e tij.
Ai ndryshoi, mezi e kam rritur nuk e di çfarë mi kanë bërë djalit. Ai nuk do ta bënte kurrë atë veprim, të vriste veten i lutem policisë të zbardhi ngjarjen”, thotë mamaja e Fatjon Feci për Dritare.net
Shokët e tij shprehen se që nga koha që ai filloj të shoqërohej me ata dy djem të panjohur.
“E kam pasur shumë shokë rrinim bashkë, hanim bashkë, i tregonim çdo gjë njëri tjetrit, mirëpo erdhi një kohë që ai nuk më fliste më. Filloj të bëhej agresiv edhe shumë i dhunshëm. Unë nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhtë kjo që ai bëri. Ai filloj të shoqërohej me disa të panjohur që takoheshin vazhdimisht madje sot nuk e pashë në shkollë deri sa mora vesh lajmin që është hedhur nga ura. Unë e njoh Fatjonin edhe ishte tip i urtë, asnjëherë agresiv, nuk e kuptoj pse duhet të merrte një vendim kaq të tmerrshëm”, shprehet një shokë i tij i klasës.