Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Vdekje për Amerikën”, thirrjet e turmës në funeralin e gjeneralit Qassem Soleimani
Janë kryer sot homazhe për nder të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, i cili u vra gjatë nja sulmi ajror nga forcat amerikane.
Në ceremoni kanë marrë pjesë mijëra irakenë në Bagdat, të cilët të revoltuar nga ngjarja kanë brohoritur ‘vdekje Amerikës’.
Gjatë homazheve në rrugë, disa mbanin në duar portrete të Soleimanit dhe disa të udhëheqësit të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Mediat vendase sqarojnë se trupi i gjeneralit do të dërgohet të shtunën në mbrëmje në Iran, i cili ka shpallur tri ditë zie, ndërsa funerali i tij do të mbahet të martën në qytetin e tij të lindjes, Kerman, në Iranin qendror.
Presidenti i SHBA Donald Trump tha se kishte aprovuar këtë sulm për të ndaluar një luftë dhe jo për të ndezur një të tillë, ndërkohë, Irani dhe Iraku kërcënojnë me hakmarrje.