Flash News

KRYESORE

Vdekje të larta nga sëmundjet në Shqipëri, Vasili: Po ‘check up’ për çfarë shërbeu?

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Pas publikimit të shifrave ka reaguar Petrit Vasili, i cili i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë, “po ‘check up’ për çfarë shërbeu’?

Reagimi i Petrit Vasilit:

 “Vdekjet nga zemra dhe kanceri jane shtuar dukshem,po check up perse sherbeu ??

Instat konfirmon edhe per 2017 nje rritje te vazhdueshme e te theksuar te vdekjeve nga semundjet kardiake ne grup moshat 45-60 vjeç por edhe me te reja.Po e njejta rritje e theksuar eshte edhe te semundjet tumorale me shtrirje nga 40- 60 vjeç.

Te gjitha keto grup mosha jane te mbuluara nga check up.”, shprehet Vasili.

Më tej Vasili thotë se personalisht ka kërkuar në Kuvend, një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me treguesit e vdekshmërisë nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, mirëpo si shprehet se nuk kishte asnjë përgjigje profesionale.

“Kam kerkuar ne sallen e parlamentit se cilet jane treguesit, qe provojne permirsime pas fillimit disa vjecar te chek up dhe kerkova sa eshte ulur vdekshmeria nga kanceri dhe semundjet kardiake qe jane edhe shkaktaret kryesore te vdekjeve.

Pervec entuziazmit oligarkik dhe injorant te xhepave te mbushur te kryeministrit dhe te ministres se tij, nuk kishte asnje pergjigje profesionale.

Keto shifra flasin vete dhe check up ishte nje shperdorim kriminal i parave te nje mjekesie qe vuan nga nje nivel shume i ulet financimi.

Kur shkollepakesia behet bashke me grykësine ndodhin vetem tragjedi.”, vazhdon më tej Vasili.

Të fundit