Flash News

KRYESORE

“Vdeksha unë për ty dhe Bashën”, e 'akuzuan' e kopjoi PD-në reagon ashpër Rama: Luli e bën detin kos; premtime si tramvaji në Tiranë!

“Vdeksha unë për ty dhe Bashën”, e

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar ashpër pas “akuzave” për kopjim të planit ekonomik të Partisë Demokratike. Pyetjes së gazetares referuar kësaj çështje, Rama i është përgjigjur me frazën “Vdeksha unë për ty dhe Bashën”, duke shtuar se ky konstatim është pa lidhje.

Ka një ndryshim të madh mes rritjes së pagës për mjekët dhe infermierët 40% që do e bëjmë ne që do miratohet me ligj dhe idesë se pagat mund të shkojnë 1200 euro”, theksoi Kryeministri duke sjellë në kujtesë premtimet e kryedemokratit për tramvajin e Tiranës.

 “Vdeksha unë për ty dhe Bashën, ( i referohet gazetares) fjalën kopje nga programi i Bashës se është pa lidhje. Ka një ndryshim të madh midis kujt e thotë dhe kush e bën, aq më tepër nëse bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Ka një ndryshim të madh mes rritjes së pagës për mjekët dhe infermierët 40% që do e bëjmë ne që do miratohet me ligj dhe idesë se pagat mund të shkojnë 1200 euro. Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet dhe të hapësh gojën dhe të ofrosh lugë floriri për të gjithë është thjesht për të qeshur.Nuk ka krahasim, se e keni parë. Fati i mirë është se këta i kemi parë, nuk është se janë të paparë. Është premtim si tramvaji i Tiranës, me siguri po të shkoni te SHQUP-i do ju tregojnë tramvajin", tha Rama.

Të fundit