Flash News

KRYESORE

Raporti i UNICEF, vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është rritur me mbi 19%

Raporti i UNICEF, vdekshmëria foshnjore në Shqipëri

Raporti i fundit i UNICEF që jep një panoramë botërore të situatës së vdekshmërisë foshnjore, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 35 në botë dhe vë vendin e dytë në Ballkan.

Renditja bëhet nga rreziku më i lartë tek më i ulëti, sipas të dhënave të ofruara nga agjencia e Vlerësimit të Vdekshmërisë Foshnjore, OKB, me të dhënat e vitit 2017.

Sipas këtyre të dhënave, në Shqipëri për vitin 2017 ka 6.2 vdekje për 1000 fëmijë të lindur. Vdekjet e fëmijëve nën 1 vjeç në Shqipëri u rritën me mbi 19 për qind gjatë vitit 2016, duke shënuar edhe rritjen e parë në dy dekada të këtij treguesi, edhe sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Instituti i Statistikave.

I vetmi shtet në rajon që ka një normë vdekshmërie më të lartë është Maqedonia, e renditur e 26-ta, me 8.3 vdekje për 1000 fëmijë të lindur. Shifra më të ulëta duket se ka Bosnja dhe Hercegovina, me 4.7 vdekje për 1000 fëmijë, Serbia 3.7 për 1000, Kroacia 2.9 për 1000, Mali i Zi me 2.7 vdekje për 1000 fëmijë të lindur.

UNICEF sugjeron se plani i veprimit përfshin katër fusha: Vendi, Njerëzit, Produktet dhe Fuqia, gjë që sipas tyre  duhet të jetë një përparësi urgjente për çdo qeveri, duke ecur përpara drejt një bote me mbulim shëndetësor universal, ku nuk ka më të porsalindur që humbasin jetën, nga një shkak i parandalueshëm.

Të fundit