Flash News

KRYESORE

Vdes 35-vjeçari në Tiranë, dyshohet për krim pasioni

Vdes 35-vjeçari në Tiranë, dyshohet për krim pasioni

35-vjeçari Arben Gjeçi  është vrarë në fshatin Zallbastar në Tiranë, pasi është goditur me sende të forta.

Dyshohet se ngjarja ka si motiv pasionin, pasi viktima dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e autorit. Vrasja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, por vetëm një ditë më vonë është bërë i mundur shoqërimi i autorit të dyshuar.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi kur 35-vjeçari u takua me bashkëshorten e autorit. Në këtë moment ai u godit disa herë me sende të forta duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Përveç bashkëshortit, policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

Të fundit