Flash News

KRYESORE

Vdes 9 vjeçarja që u aksidentua dy ditë më parë në Durrës

Vdes 9 vjeçarja që u aksidentua dy ditë më parë

U përplas nga një makinë dy ditë më parë, vajza 9 – vjeçare ka gjetur vdekjen në spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas burimeve nga policia, E. B. ka ndërruar jetë këtë të mërkurë.

Vajza ka qenë duke ecur në këmbë në Katund Sukth, ku edhe banonte, kur është përplasur nga një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga 52 – vjeçari F.P.. Vajza është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve për ti shpëtuar jetën, nuk ka mundur të mbijetojë pas dy ditëve në agoni.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Arrestimi i tij u krye që ditën e aksidentit.

Të fundit