Flash News

KRYESORE

Vdes aktori britanik, i famshëm për rolin e James Bond

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare aktori britanik Roger Moore, i njohur për rolin e tij në filmin James Bond. Lajmi është bërë i ditur për mediat nga familjarët e tij.

Moore kishte pak kohë që vuante nga sëmundja e kancerit dhe ka ndërruar jetë në Zvicër. Raportohet se varroset në Monako, në një ceremoni mortore ku do jenë të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit vetëm familjarët e tij.

Roger Moore ka luajtuar në dhjetëra filma dhe seriale të suksesshme ku veçohen “Maverick”, “The Saint”, “The Cannonball Run”, “Fire, Ice & Dynamite” apo “Bullseye”. Ai ka luajtur në shtatë seri rolin e James Bond, gjatë periudhës 1973-1985.

Gjatë karrierës së tij të pasur, Moore ka fituar një Golden Globes, dy Bambi Awards, dy Bravo Otto, si dhe shumë çmime të tjera në Britani, Europë dhe SHBA.

Të fundit