Flash News

KRYESORE

Vdes Derek Walcott, Homeri i Karaibeve

Vdes Derek Walcott, Homeri i Karaibeve

Ishte poeti i vargjeve mulate, poezia e të cilit robëroi, 'të zezë në të bardhë', bukurinë shumëngjyrëshe të Karaibeve. Derek Walcott vdiq në moshën 87 vjeçare në shtëpinë e tij në ishullin e Shën Luçisë, në të cilin u pat lindur më 23 janar 1930. Ai ishte rritur në atë ishull të vogël vullkanik, duke u ndjerë përherë një qenie kufitare, një mulat me sy  jeshil, “as mjaftueshëm i zi, as mjaft i varfër”.

Fati i tij dukej i shkruar në historinë e ishullit dhe të familjes. Kur ishte fëmijë e ëma i recitonte Shakespeare nëpër shtëpi. Babai, që e kishte humbur kur ishte një foshnje, i kishte lënë një bibliotekë plot me libra dhe poezi.

I nënçmuar nga prejardhja, por i predestinuar nga talenti, në 1992 fiton çmimin Nobel në Letërsi.

Ndër veprat e tij më të rëndësishme ka 'Omeros', ku Walcott ngjall formën e poemës epike, duke e pasuruar atë me historitë e ishullit të lindjes.

Autoportretin më të bukur na e dhuron vetë:

Unë jam vetëm një i zi i kuq që dashuron detin, kam pasë nje edukim të mirë kolonial,/ kam në mua holandezin, të ziun dhe anglezin,/ jam askush, ose jam një komb”.

Të fundit