Flash News

KRYESORE

Vdes në moshën 28 vjeçare Dj Avicii

Vdes në moshën 28 vjeçare Dj Avicii

DJ-i suedez, Avicii është ndarë papritur nga jeta në moshën 28 vjeçare. Autori i shumë hiteve botërore, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, është gjetur i vdekur në Muskat të Omanit, shtet në gadishullin arab.

Menaxherja e DJ ka kërkuar të ruhet privatësia e familjes, por nuk ka dhënë detaje për shkaqet e vdekjes.

28 vjeçari u bë i njohur në të gjithë botën me këngën “Wake Me Up”, si dhe me shumë hite të tjera. Hiti i fundit i suedezit ishte “Lonely Together”, i realizuar në bashkëpunim me Rita Orën.

Të fundit