Flash News

KRYESORE

Vdes në moshën 90 vjeçare Barbara, gruaja e katërt e Frank Sinatrës

Vdes në moshën 90 vjeçare Barbara, gruaja e katërt e Frank

Barbara Sinatra, gruaja e katërt e Frank Sinatra vdiq në moshën 90 vjeçare, për shkaqe natyrlae e rrethuar nga familjarët dhe miqtë në vilën e saj në Rancho Mirage, në Kaliforni.

E martuar me këngëtarin deri në vdekjen e tij në 1998, për të dy ishte martesa më gjatë (22 vite) Barbara kujtohet edhe për betejat e saj kundër abuzimeve fizike dhe psikologjike tek fëmijët.

E lindur Barbara Blakeley në Bosëorth, në Missouri, e veja e Sinatrës kishte filluar që e re karrierën si modele per tu bërë më pas showgril në Las Vegas.

U martua me Frank në 1976, pasi ishte martuar dy herë të tjera me Robert Oliver e Zeppo Marx.

Barbara ka luftuar shumë për fenomenin e abuzimeve mbi të miturit  dhe në 1986 bashkë me Frank krijoi “Barbara Sinatra Children’s Center” në Rancho Mirage, në të cilën janë pritur dhe kuruar rreth 20 mijë fëmijë.

Të fundit