Flash News

KRYESORE

Vdes në spital një i burgosur

Vdes në spital një i burgosur

Një person që vuante dënimin në burgun e Zaharisë në Krujë ka ndërruar jetë nga shkaqe që ende nuk dihen. Policia thotë paraprakisht i dënuari ka shfaqur probleme me zemrën ndërsa personi që ka ndërruar jetë është shtetasi me inicialet F.A. 49 vjeç, banues në Pogradec.

“Më datë 05.11.2017, rreth orës 06:10, në spitalin e Krujës, ka ndërruar jetë shtetasi F.A. 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar në I.E.V.P. Zahari, Krujë pasi ka shfaqur probleme kardiake. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, huhet në njoftimin e policisë.

Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për shtetasin D.C. 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili është punonjës policie i regjimit të brendshëm në I.E.V.P, Zahari. Ai akuzohet për veprën penale Shpërdorim detyre.

Të fundit