Flash News

KRYESORE

“Vdes siç vdes një vend” në Teatrin Kombëtar

“Vdes siç vdes një vend” në Teatrin Kombëtar

Drama “Vdes siç vdes një vend” shfaqet në Teatrin Kombëtar më datat 21, 22, 23, 24 Shtator, ora 19:00.

Drama ёshtë shkruar nga dramaturgu grek Dimitris Dimitriadis. Ajo është shfaqur për herë të parё nё teatrin “Odeon”, nё Paris, Francë ku autori fitoi çmimin “Autori bashkohor i vitit”. Vepra vjen me regji tё Rozi Kostanit, e cila do tё luaje edhe personazhin kryesor.

Do tё interpretojnё gjithashtu Alfred dhe Violeta Trebicka dhe aktorё tё tjerё tё rinj.

Drama ёshtё përkthyer nga Eleana Ziakou dhe trajton raportin e individit me pushtetin. Ajo nuk ka nje vendosje nё kohe, por ka nё tё njё aluzion tё fortё mbi Luftёn Civile Greke.

Të fundit