Flash News

KRYESORE

Vdes tragjikisht punonjësi i bashkisë në Korçë, bie nga eskavatori

Vdes tragjikisht punonjësi i bashkisë në Korçë, bie

Një tjetër aksident në punë. Ngjarja tragjike është shënuar ditën e sotme në fshatin Qatrom të Korçës, ku një punëtor i bashkisë ka ndërruar jetë. Punonjësi, mosha e të cilit është 50 vjeç, ka rënë nga eskavatori, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

50 vjeçari ishte nisur si zakonisht në punën e tij, por ka rënë nga eskavatori dhe nuk mundi të dilte i gjallë prej tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Çdo muaj në Shqipëri ka disa raste të aksidenteve në punë, madje disa prej tyre janë fatle. Javën e kaluar dy punonjës së UKT Pogradec ranë në kontakt me korentin dhe pësuan djegie të konsiderueshme.

 

 

 

Të fundit