Flash News

KRYESORE

“Do vdesësh, je ushqim për krimbat”, mesazhi i ndjekësit për Eni Koçin

Këngëtarja e njohur, Eni koçi, ka së fundmi ka marrë një mesazh në rrjete sociale nga një ndjekës i saj, i cili i ka përmendur faktin që një ditë do vdesë dhe trupi i bukur nuk do ti shërbejë.

Nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory’, këngëtarja ka ndarë me publikun mesazhin të cilin e ka konsideruar si jo normal.

“Do të vdesësh një ditë, mos u kreno me trupin sepse je e përkohshme, apet do kthehesh në tokë. Do vdesësh një ditë, je ushqim për krimba”, ka shkruar ndjekësi.

Ndërkohë Eni është ka thënë se është ndjerë si në një film horror teksa ka lexuar këtë mesazh.

“Më kapi syri një mesazh dhe mu duk vetja në film horror. Të gjithë do vdesim një ditë po nuk e kuptoj se përse ky njeriu vazhdon të ma rikujtoj këtë gjë. Uroj që njerëzit pozitiv të nga rrethojnë sa më shumë në jetë”, shkruan këngëtarja.

 

 

Të fundit