Flash News

KRYESORE

Vdesin tre 15-vjeçarë në Greqi, mes tyre dhe një shqiptar

Si pasojë e një aksidenti në Kiparisia, Greqi, kanë gjetur vdekjen tre 15-vjeçarë, mes tyre një shqiptar.

Të vdekur kanë mbetur tre shokë klase, një grek, një bullgar e shqiptar.

Medat greke bëjnë me dije se ata kishin lënë shkollen sot dhe 15-vjeçari shqiptar kishte marrë makinën e të atit, që e drejtonte vetë, dhe kishte dalë xhiro me dy shokët.

Ata u përplasen me një furgon në aksin kombetar Pirgo-Methoni, pranë Terpsitheas, jashtë Kiparisias. Dy të rinjtë, greku dhe bullgari ndërruan jetë menjëherë, ndërsa shqiptari ndërroi jetë në spitalin e Rios.

Ndërsa i plagosur ka mbetur 48-vjeçari, drejtues i furgonit.

Të fundit