Flash News

KRYESORE

Vdiq bashkëshorti dhe i biri në aksidentin e Ontarios, 45-vjeçarja shqiptare bie në koma

Familja shqiptare me katër anëtarë u përfshi në një aksident Ontario, ndërsa makina me të cilën ata udhëtonin u përplas fillimisht me një dre në rrugë dhe më pas me një makinë tjetër. Për pasojë, humbën jetën Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç.

Mediat e huaja shkruajnë se fatkeqësisht bashkëshortja e Fatos Metkos, Maralba është në gjendje kome ndërsa vajza Brianna është jashtë rrezikut për jetën. 

Ilir Kuqi, Presidenti i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, konfirmoi gjithashtu se Maralba ndodhet në koma. Për familjen Metko nga Erseka është hapur edhe një llogari për të mbledhur donacione. Kuqi u shpreh se shumë shqiptaro-kanadezë kanë kontribuar.

Fatos Metko kishte punuar si shef kuzhine në dy restorante për më shumë se 9 vjet. Familja Metko po udhëtonte drejt Ontarios për të vizituar qytetin, me synimin për t’u shpërngulur në atë qytet aty javët e ardhshme.

Po ashtu, nga aksidenti humbën jetën edhe dy persona të tjerë kandezë, Cynthia Caraoa 51 vjeç dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa.

Linku origjinal këtu

Të fundit