Flash News

KRYESORE

I vdiq e bija, reagon aktori ndaj portaleve: Mos qofshi!

I vdiq e bija, reagon aktori ndaj portaleve: Mos qofshi!

E bija e aktorit Çun Lajçi ka ndërruar jetë para 2 ditësh, ndërsa i ati gjendej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mes dhimbjeve për humbjen e të bijës, ka reaguar aktori ndaj portaleve. Portalet shkruan se ajo vdiq nga mbidoza në një banesë në Prishtinë.

‘Portale’ moj Partale

Çka ju duhen pëlqimet me dezinformata, hë mos qofshi.

Bubulina ime vdiq në dhomën e saj e n’prehnin e nanës saj, 

E ju e hudhni prej lagjës në lagje 

dhe konstatoni vdekjën 

përpara mjeksisë ligjore.

Ju lumtë!”, shkruan Lajçi.

Për ndarjen nga jeta të Bubulina Lajçit ka shprehur ngushëllimet dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

“Jam i prekur thellë nga humbja e një jete të re. Bubulina Çun Lajçi braktisi ëndërrat e jetës, prindërit dhe miqtë e saj.

Ishte fëmijë artistësh dhe vet aktore, nga e cila pritej shumë, por ajo e mbylli ciklin e jetës para kohe.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, në veçanti për mikun tim, Çun Lajçin.

Bëhuni të fortë dhe ruani kujtimet për të, shkruan Haradinaj.

 

 

Të fundit