Flash News

KRYESORE

Veç makinës, sa para mori Arben Çuko për transferimin e Olsi Karagjozit

Veç makinës, sa para mori Arben Çuko për transferimin e

Dalin në dritë detaje të reja lidhur me arrestimin e Arben Çukos, ish-drejtorit të Përgjitshëm të Burgjeve, ish-deputetit të PS.

Policia deklaropi zyrtarisht arrestimin e tij për veprën penale të korrupsionit pasiv kur ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Madje, përgjimet në telefon e kanë nxjerrë zbuluar, pasi mori një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të Olsi Karagjozit. Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.

Sipas shqiptarja.com, Çuko merrte në këmbim të transferimeve ndaj të dënuarve nga 1500 deri në 3000 euro.

Arben Çuko u shkarkua nga detyra më datë 3 shtator nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ndërsa dje Policia e Shtetit ka vënë në zbatim urdhër-arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj tij.

Nga deputet i PS, Çuko mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar

Të fundit